Drejtori i CIA-s nis vizitën në Sarajevë dhe Beograd, përmend dialogun Kosovë-Serbi pas takimit

Drejtori i CIA-s, William Burns zhvilloi këtë të martë një takim në Sarajevë me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje Hercegovinës, Almir Xhuvo, dhe më pas shkoi në Presidencë ku zhvilloi takime me krerët e shtetit dhe ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviç. Ai zbuloi disa detaje të bisedës me amerikanin, duke e cilësuar vizitën të rëndësishme.

“Ky është një konfirmim që SHBA i mban në krye të prioriteteve këto zona, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën. Kjo do të thotë shumë për stabilitetin e rajonit tonë. Ardhja e njeriut të parë të CIA-s është mesazhi më i qartë i administratës amerikane për të gjithë në rajon dhe në botë se administrata amerikane është shumë e pranishme”, tha Konakoviç për gazetën boshnjake “Avaz”.

Për drejtorin e CIA-s, ai tha se e njeh shumë mirë situatën. “Folëm për proceset në Bosnje Hercegovinë, rëndësinë e NATO-s dhe integrimit evropian, për atë që na shpejton dhe na ngadalëson, dhe në një pjesë kemi pasur edhe shkëmbime të informacioneve që nuk janë për publikun e gjerë. Mirëpo, është vetëm një konfirmim se administrata amerikane po merret seriozisht me Bosnje Hercegovinën, gjë që është shumë inkurajuese”, tha Konakoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?