Drejtori i galerisë në Gjermani: Shuma 5-shifrore e ekspozitës së Ramës
Që prej datës 25 nëntor, në galerinë Kunsthalle të qytetit të Rostokut në veri të Gjermanisë është hapur ekspozita e kryeministrit shqiptar më titullin “Vepra-Edi Rama’’. Me mbi 50 skica dhe shtatë skulptura të varura në muret moderne të galerisë, Rama është kujdesur të shfaqë veten si një politikan ndryshe, larg kolegeve ballkanik, madje dhe atyre perëndimor.
Politiko.al shkruan se kontaktoi me drejtorin e galerisë, Uve Neuman, të cilit i kërkoi detaje lidhur me koston e ekspozitës së kreut te ekzekutivit shqiptar.
”Çdo projekt ekspozimi ka një buxhet fiks, i cili nuk duhet të tejkalohet. Një shumë pesë-shifrore ishte në dispozicion për këtë projekt. Këtu përfshihen kostot e prodhimit, e udhëtimit dhe akomodimit si dhe zbatimi grafik dhe aplikimi i medias”, sqaroi Neuman duke konfirmuar se ekspozimi nuk ishte falas por kushtoi nga 10-99 mijë euro.
KOHA JONË SONDAZH

