Drejtori i Komunikimit në PD/ Lela: Me kërkesën për hetim, Escobar pranoi që s’ka fakte për Berishën

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, duke komentuar marrëveshjen e arritur sot mes PD-së dhe Partisë së Lirisë, tha se është historike që dy forcat e mëdha të opozitës bëhen bashkë dhe i njohin njëra-tjetrës kapacitetet.

Nga ana tjetër, Lela thotë se qëndrimi fundit i Escobar-it për Berishën tregon që vendimi i Blinkenit për kryedemokratin ka qenë politik. Për të fakti që Escobar kërkoi nga Prokuroria shqiptare hetime ndaj Berishës, tregon që nuk ka prova kundër këtij të fundit.

”Nuk ka ndonjë të re në të gjithë këtë që tha Escobari. E vetmja e re është që Berisha duhet hetuar dhe është ajo që z.Berisha ka kërkuar. Bashkohen në këtë pikë, që duhen fakte dhe sipas hetimeve merren vendime. Kjo tregon që ka vendim politik ai i Blinken-it sepse nuk je fajtor pa u provuar si i tillë. Z.Escobar duket se tani po kërkon prova dhe tani po ia kërkon hetimit. Është zhvillim pozitiv dhe është të pranuarit të mos pasjes së fakteve. Se nëse ke fakte dhe ia kërkon prokurorisë shqiptare, do të thotë që nuk i ke”,-tha për ”MCN TV”.

SHKARKO APP