Drejtori i kujdesit parësor: Mësuesit të konsultohen me mjekët para vaksinimit

Në Shqipëri po vaksionohen mësusit. Në pesë ditë në qarkun e Elbasanit janë vaksinuar kundër Covid-19 mbi 650 persona, personel të stafit pedagogjik.

Ky qark numëron 1600 të punësuar në sistemin arsimor, duke nisur që nga sistemi parashkollor që janë çerdhet dhe kopshtet.

Sipas kreut të njësive vendore të shëndetit, procesi i vaksinimit po vijon normalisht, paçka refuzimeve të cilat më tepër kanë ardhur si pasojë e mungesës së informacionit të duhur.

Drejtori i kujdesit parësor në spitalin e Elbasanit, Xhevair Budani, orienton mësuesit mbi verifikimet që duhet të bëjnë përpara se të marrin vaksinën.

SHKARKO APP