Drejtori i Përgjithshëm i CREDINS BANK, Maltin Korkuti: Arritjet e vitit 2017 dhe perspektiva për 2018-ën

Intervistë me Drejtorin e Përgjithshëm të CREDINS BANK, Maltin Korkuti: Arritjet e vitit 2017 dhe perspektiva për 2018-ën

Drejtori i Përgjithshëm i Credins Bank, Maltin Korkuti, në një intervistë për revistën e Shoqatës Shqiptare të Bankave, “Bankieri”, flet për investimet kryesore Credins Bank gjatë vitit 2017 dhe projektet për vitin 2018.

Pyetje: Viti 2017 po mbyllet dhe sektori bankar shqiptar po përgatitet të hyjë në një tjetër vit të veprimtarisë së tij. Çfarë mendoni rreth ecurisë së bankës suaj gjatë vitit 2017 dhe cilat janë pritshmërinë për vitin 2018?

Swiss Digital Desktop Reklama

Maltin Korkuti: Në 2017, Credins bank ka shumë arsye për të qenë krenare. Jemi sot banka   e  dytë   në   vend   për kredidhënie  dhe kemi konsolidur pozicionin tonë si banka e tretë më e madhe në vend në depozita dhe aktive.  Credins  ka  siguruar  një shtrirje kapilare në të gjithë vendin dhe vazhdoi dhe gjatë këtj  viti zgjerimin e saj me hapjen e një dege të re në Lezhë si dhe investimin në shkallë të gjerë në rivitalizimin, e degëve  ekzistuese  duke  krijuar kushte optimale për një shërbim sa më efektiv ndaj klientëve. Investimi i bërë në kapitalin njerëzor, përmes programit të trajnimit të stafit për rritjen efektivitetetit të shitjeve (SFE), filloi të japë frytet e veta duke u refleketuar në krijimin e një kulture të re pune dhe në një qëndrim gjithnjë e më proaktiv të punonjëve ndaj klientit. Cilësia  e depozitave dhe  kredive  ishte  dhe  këte  vit fokusi ynë kryesor, dhe kjo është reflektuar  në  ritmin  e  rritjes  së tyre  në 2017 por  është punuar intensivisht  që  Credins  të  jetë zgjedhja numër një e shqiptarëve për të gjitha produktet bankare. Sot Credins ofron një gamë produktesh që mbulon  360 gradë  nevojat  e individit,    institucioneve apo biznesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë  2017  u  finalizua marrëveshja me ISSH për kalimin e pensioneve përmes portalit të ISSH, një zhvillim teknologjik në dobi të klientëve  pensionistë  brenda  dhe jashtë  vendit;  u  hodh  në  treg Mastercard për biznesin në Euro, si kartë  debiti  dhe  krediti  si  dhe Mastercard Gold për klientët Elitë në  Credins.

Po  gjatë  2017  u formalizuan    marrëveshjet    me institucione si Posta Shqiptare dhe AK Invest, në fushën e pagesave, për të zgjeruar aksesin e klientëve në Credins dhe në zonat ku ende nuk kemi një prezencë fizike. Credins vazhdoi dhe këtë vit të renditet si një nga mbështetësit më të mëdhenj në projekte në fushën e përgjegjësisë sociale  duke  kontribuar  përmes dhurimeve dhe sponsorizimeve në shumë aspekte, të tilla si: sociale, infrastrukturore,     institucionale, kulturore dhe në ambient.

Duke hedhur një vështrim në perspektivën e vitit  2018, ritmi i zgjerimit të bankës do të vazhdojë, dhe pozicioni i saj në treg do të konsolidohet. Fokusi ynë mbetet kënaqësia e klientit  e në këtë kuadër parashikojmë investime të   rëndësishme   në   integrimin gjithnjë e më shumë të teknologjisë në   shërbimet   bankare.  Sfida teknologjike     në     shërbimet bankare është shumë e madhe pasi nuk mjafton  investimi, por ka një konteks  rregullator  dhe ligjor  të komplikuar si dhe një konkurrencë në rritje nga institucionet jo banka.. Por është një domosdoshmëri  që brezi  aktual  konsumator  e  ka prioritet dhe ne si bankë synojmë të propozojmë  zgjidhjet  tona. Gjatë vitit 2018 gjithashtu pritet finalizimi i disa investimeve në bazën e të dhënave, që do të sjellin analiza më cilësore në vlerësimin e klientëve dhe  orientim  më  të  saktë  të produkteve drejt nevojave të tyre reale.

Vitin që vjen, Credins Bank mbush 15 vite aktivitet, dhe kur kthejmë vështrimin pas në ditët kur u vendos krijimi i bankës së parë shqiptare, kemi të gjitha arsyet për të  besuar  se  bëmë  zgjedhjen  e duhur. Institucioni që kemi krijuar, i përgjigjet   pritshmërive   të themeluesve, aksionerëve, stafit dhe klientëve tanë.

Marrë nga revista “Bankieri”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?