Drejtori i Policisë, Proda me përfaqësuesin e UNHCR: Partneriteti, kontribut në rritjen e aftësive të punonjësve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Shqipëri, Toshitsuki Kaëauchi. Të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe UNHCR, në drejtim të adresimit të çështjeve që lidhen me migracionin, mbrojtjen e kufijve dhe ndihmën për emigrantët, azilkërkuesit dhe personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë.

Proda theksoi se ky partneritet ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e aftësive të punonjësve të Policisë për të identifikuar dhe trajtuar me profesionalizëm rastet që lidhen me azilkërkuesit dhe grupet e ndjeshme. Kjo është arritur nëpërmjet trajnimeve të përbashkëta dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese që synojnë përmirësimin e qasjes ndaj standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, është ndërtuar një mekanizëm i fortë komunikimi dhe koordinimi ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e migracionit, duke përforcuar reagimin institucional dhe ndërinstitucional ndaj këtij fenomeni. Palët diskutuan mbi hapat e mëtejshëm për thellimin e bashkëpunimit, duke qenë se migracioni mbetet një sfidë komplekse dhe dinamike që kërkon vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund Proda rikonfirmoi angazhimin e Policisë së Shtetit për të vepruar në përputhje me ligjet kombëtare dhe detyrimet që burojnë nga konventat ndërkombëtare, me qëllim garantimin e të drejtave dhe trajtimin me dinjitet të çdo individi, pa asnjë dallim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?