Drejtori i Policisë Rrugore: Në rrjetet sociale po identifikojmë shkelësit e rregullave

Policia Rrugore po monitoron rrjetet sociale për të identifikuar persona të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor e më pas i postojnë në profilet e tyre. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato gjatë emisionit “Log”. Qato sqaroi se policia madje bën identifikimin e këtyre shkelësve dhe më pas i ndëshkon përmes gjobave për shkeljet respektive.

”Kemi pasur disa ditë të ngarkuara me ngjarje rrugore. Që të kemi një aksident rrugor, janë 3 elementë, rruga, mjetin dhe drejtuesin e mjetit. Policia nuk ka të drejtpërdrejt rol tek këto elementë, por ka rol në monitorimin e respektimit të ligjit dhe rregullave rrugore. Policia e bën detyrën e vetë. Qoftë me monitorim të hapur me pajisje teknologjike, por edhe përmes rrjeteve sociale.

E bëjmë dhe vazhdimisht ne ndëshkojmë ata që postojnë në rrjete sociale video për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Dhe rastin që nxori në pamje, ne e kemi identifikuar si mjet dhe do e gjobisim. Kemi shumë shkelje të tilla që janë konstatuar në rrjete sociale dhe janë ndëshkuar. Ne e kemi identifikuar si mjet dhe po gjurmojmë që të ndalohet personi që e ka reklamuar”.

SHKARKO APP