Drejtori i Policisë së Burgjeve: Të gjitha burgjet ishin të mbipopulluara!

Drejtori i Policisë së Burgjeve Paulin Rajta, ka folur ditën e sotme për amnistinë penale nga Burgu i Reçit.

Në një prononcim për mediat, Rajta theksoi se një nga arsyet e amnistisë ishte edhe fakti që burgjet ishin të mbipopulluara.

Sipas tij, amnistia është përpjekje e shtetit për të riintegruar në shoqëri ata njerëz që dalin nga qelitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sapo ka nisur zbatimi i amnistisë. Në këtë burg përfitojnë rreth 140 persona, që do të lirohen sot. Amnistia është përpjekje e shtetit për të rehabilituar ata njerëz, për t’i riintegruar në shoqëri, personat që dalin nga qelitë. Merret parasysh edhe sjellja e shumë të burgosurve, që bëhen pjesë e amnistisë. Pjesë e amnistisë janë vetëm ata persona që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Amnistia zgjidh edhe probleme të mbipopullimit të burgjeve. Kjo bën që burgu të jetë më funksional, të burgosurit që mbeten të mund të kenë më tepër hapësirë. Edhe policia e burgjeve lirohet disi, pasi është punë e vështirë dhe me ngarkesë kur ka mbipopullim. Të gjitha burgjet ishin të mbipopulluara dhe një nga shkaqet e amnistisë ishte mbipopullimi”, u shpreh Rajta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?