Drejtori i ri i CIA është mik i Kosovës, mediat serbe: Tregoi simbolin e ”Shqipërisë së Madhe”
Rikthimi i Donald Trump shihet me një qasje më pro Serbisë duket se po rrëzohen. Trump ka caktuar John Ratcliffe si drejtorin e ri të CIA-s, njeriun që njihet për mbështetjen e madhe që i ka dhënë çështjes së Kosovës. Ratcliffe shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare në muajt e fundit të mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke udhëhequr agjencitë amerikane të spiunazhit gjatë pandemisë COVID-19, teksa qeveria e SHBA-së luftonte “shërbimet e huaja” që po ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Mediat në Kosovë, shkruajnë për lidhjet e forta të Ratcliffe me komunitetin shqiptar në SHBA dhe mbështetjen që i ka dhënë Pavarësisë së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan. Qasja e tij pro shqiptare, përcillet me shqetësim në shtypin serb, me Novostin që pretendon se në biografinë e tij, Ratcliffe, mbështesë idetë ‘secesioniste’ të shqiptarëve, siç i quan.
Media serbe, përmend një foto të hershme të zyrtarit, teksa tregon me duar ‘Shqiponjën dykrenare”, që sipas Novostit është simbol i Shqipërisë së madhe, duke bërë thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetin territorial të shteteve të rajonit. Zgjedhjen e Ratcliff tani duhet ta konfirmojë Senati, që gjithashtu kontrollohet nga republikanët.