Drejtori i ri i Policisë së Shtetit me konkurs, zgjedhja brenda marsit

Ministria e Brendshme të hapë garën për drejtor të përgjithshëm, pas shkarkimit të Ilir Prodës. Ky post do të zgjidhet me konkurs. Ministria pritet të shpallë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Thirrja qëndron e hapur për 7 ditë.

Pas përfundimit të afatit 7-ditor, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak dhe harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore. Më pas komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët. Komisioni i Posaçëm ngrihet nga ministria e Brendshme dhe përbëhet, nga kryetari që do të jetë një nga zëvendësministrat, i caktuar nga Ministri i Brendshëm dhe dy anëtarë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Brenda 48 orëve nga seanca e fundit dëgjimore, Komisioni përpunon të dhënat dhe harton tabelën përfundimtare të vlerësimit të kandidatëve. Komisioni rendit kandidatët sipas pikëve të marra duke filluar nga kandidati që ka marrë më shumë pikë. Në përfundim të renditjes, ministri i propozon kryeministrit listën me kandidatët me vlerësimin më të lartë. Kryeministri hedh firmën i fundit. Duke u respektuar të gjitha afatet kohore brenda muajit mars pritet të kemi emrin e ri të drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emrat që përfliten janë të shumtë, por kësaj herë pritet që mazhoranca t’i besojë drejtimin e policisë një figure të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, për shkak edhe të negociatave me BE. Gjithsesi surprizat në emërimet e posteve të rëndësishme nuk kanë munguar asnjëherë nga kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 6873 (61.1%)
Jo 4376 (38.9%)

Vota totale: 11249