Drejtori i spitalit psikiatrik në Elbasan konfirmon se Konstandin Xhuvani ka qenë atje për kurim

Sipas zotit Muça, Xhuvani ka mbërritur në spital në orën 17:00 dhe ka qëndruar për rreth një orë.

Xhuvani është paraqitur tek ne, më 25 prill në orën 17:00.

Kjo është e dokumentuar dhe në regjistrin e konsultave.

 Xhuvani qëndroi 1 orë, pasi u përmirësua u largua dhe nuk është paraqitur më pas kësaj date”, ka thënë ai.

Deklarata e tij konfirmon pretendimet e prokurorisë, se Konstandin Xhuvani më 25 prill ka qenë në spitalin e Elbasanit.

PD nga ana tjetër thotë se në këtë datë, Xhuvani ka qenë në Gjirokastër, ku është konfliktuar me tre persona.

Për këtë arsye, PD thotë se ai ishte shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, prokuroria dhe Ministria e Brendshme janë përplasur me njëra-tjetrën për këtë çështje.

Kjo, pasi Ministria thotë se Xhuvani nuk u arrestua, pasi nuk erdhi urdhëri nga prokuroria, ndërsa kjo e fundit thotë se Xhuvani nuk është përfshirë fare në ngjarjen e 25 prillit.

SHKARKO APP