Drejtori i spitalit të Krujës: Autobusi, mund të jenë dy viktima
Aktualitet E Mërkurë, 21 Prill 2021 19:27
Drejtori i spitalit të Krujës, Arbër Kurti deklaron se mund të ketë dy viktima nga djegia e autobusit sot në qendër të qytetit turistik.
Kështu, ai tha se përveç gruas që u shkrumbua në autobus, dyshohet edhe për një tjetër viktimë.
“Ishin 10 të lënduar lehtë dhe 3 në gjendje të rëndë. Të gjithë u dërguan për në Tiranë. Dyshohet edhe për një tjetër të vdekur, kam një informacion paraprak”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

