Drejtori nuk pyet për Ramën. Skadon ultimatumi i Kryeministrit
“Dëgjo drejtor, do t’ia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në orën 4 do më çoni mesazh bashkë me drejtorin e Hipotekës”.
Ky ishte afati që kryeministri i vendit Edi Rama i dha drejtorit të ALUIZNI-t Shkodër, Tonin Marku lidhur me lejen e legalizimit për objektin e ndërtuar në rrugën e Gjykatës nga qytetari Maxhid Alibali.
Edhe pse ky i fundit do të duhej të merrte përgjigjen deri në orën 16:00 të së martës, kjo gjë nuk ka ndodhur. Alibali tregon se porosia e dhënë nga numri 1 i qeverisë për një takim mes tij, drejtorit të ALUIZNI-t dhe atij ZRPP-së nuk ka ndodhur.
Madje ai shkon me tej kur deklaron se pritja që i eshte bërë nga titullari Marku është mospërfillese dhe dëshmon se ai nuk ka vullnet për ta kryer korigjimin e gabimit që i është bërë nga vetë ALUIZNI, duke e tjetërsuar pronën.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3bGMIUXC2kc” width=”560″ height=”315″]
Alibali: Drejtori i Hipotekës kishte vullnetin me u taku, drejtori i ALUIZNI-t nuk pranoi me u taku absolutisht. Dhe kur e takova me një pritje krejt mospërfillëse më tha: Zotëri ty nuk të bëhet kjo punë.I thashë cila është arsyeja pse nuk bëhet. Më tha nuk bëhet se ti je në proces gjyqësor me ne dhe është e vërtetë se normalisht në monentin që mua më është kundërshtuar kërkesa ime më kanë thënë drejtoju gjykatës. Duke marrë parasysh se gjykatat tona kanë afate kohore, unë aplikova brenda afatit dhe ardhja e kryeministrit në Shkodër mua mu bë shumë ndihmesë.
Alibali është i vendosur t’i shkojë deri në fund zgjidhjes së çështjes, ndërsa shton se dëmi që ka pësuar është i lartë.
Ai sqaron se grupi i dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t pak kohë më parë i ka dhënë të drejtë ankesës së tij.
Alibali: Unë kërkoj të kthehet objekt siç është. Meqenëse dhe Drejtoria e ALUIZNI-t ka një audit i cili e ka përcaktuar qartë në një paragraf që qytetari ka të drejtë. Pra unë të drejtë kam po gjë marrë nuk kam, themi në shkodranët.Unë kërkoj që kjo të më çohet në vend, asgjë më shumë.
Vetë drejtori i ALUIZNI-t ka sqaruar përmes telefonit për Ora News se çështja është në shqyrtim, pasi nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjin.
‘Së shpejti qytetari do të ketë përgjigjen, ku kërkesën e tij ne po e vleresojme dhe nuk mund të themi që nuk është e drejte’ ka shtuar Marku.
Ora News

