Drejtoria Arsimore Rajonale Tirana Qark në deklaratë për median-

 
 
Dëshpërimi i atyre që nuk duan të shohin reformat e ndërmarra në arsimin parauniversitar ka arritur kulmin. Në përpjekje për të baltosur punën e bërë në keto dy vjet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë, ditët e fundit në adresën time të email-it janë ndërmarrë disa sulme që tentonin të thyenin fjalëkalimin për të përdorur me pas atë llogari.
 
Fatkeqësisht, edhe pse dështuan me adresën time të postës elektronike, viktimë e këtij sulmi ka rënë asistentja ime, të cilës me sa duket jo vetëm i është thyer fjalëkalimi, por llogaria i është përdorur edhe për qëllime të ulëta politike.



Nuk ka asnjë kërkesë nga institucioni që unë drejtoj për tu informuar mbi bindjet politike të mësuesve në shkollat e Qarkut të Tiranës. Për ne, shkolla është e depolitizuar dhe siç treguam në zgjedhjet e fundit të qershorit, koha kur mësuesit përfshiheshin në fushata elektorale ka marrë fund.



Dëshiroj t’i kërkoje ndjesë çdo mësuesi që mund të jetë ofenduar profesionalisht nga akuzat e përcjella në media nga përfaqësues të partive politike. Koha kur mësuesit përdoreshin politikisht nga eprorët ka mbaruar, pasi kjo administratë është e vendosur për t'i mbajtur plotësisht të depolitizuara institucionet arsimore.
 
*Deklaratë për Shtyp e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qarkut Tiranë,
Eglantina Metani

SHKARKO APP