Drejtoria Detare: Trageti me mbetje kancerogjene i penalizuar disa herë

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar anijen, e cila u ndalua dy ditë më parë në Portin e Vlorës, pasi rezultoi se transportonte mbetje të rrezikshme. Paulin Ndreu, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi i punës i përbërë nga inspektorë të Kontrollit Shtetëror Portual. Ndreu bën të ditur se nga inspektimi i kryer është konstatuar se dokumentacionin e anijes “S.T. Damian”, rezultoi se mallrat që kishte në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, teksa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

”Grupi i inspektimit i përbërë nga inspektorët e Kontrollit Shtetëror Portual bën inspektimin e detajuar të gjithë procedurës së këtyre mallrave dhe morën dhe deklarimin e kapitenit dhe të oficerëve të anijes. Në dokumentacionin e saj rezultoi që këto mallra nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin. Në këto kushte ne kemi bërë bllokimin e anijes deri në vendimin përfundimtar të organeve të specializuara dhe vlerësimin e materialeve të rrezikshme. Në pamjen e parë nga inspektimi që është bërë, ato janë mbetjet e një anije, të ndërrimit të dhomave dhe veshjeve të anijes. Megjithatë, vlerësimin përfundimtar do ta japin laboratorët të cilët do të përcaktojnë se cili është niveli i këtyre mbetjeve, sa të rrezikshme janë. Jemi gjithmonë në pritje të hetimit dhe përfundimit të hetimeve dhe pastaj ne do të bëjmë vlerësimin e të gjithë situatës dhe mbi vlerësimin e të gjithë situatës dhe të përgjigjes ne do të marrin edhe masat të cilat normalisht do të shkojnë nga minimalja deri në masa ekstreme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?