Drejtoria e Doganave reagon për PD
Drejtoria e Doganave ka reaguar sot pas akuzave të PD lidhur me mjetet e përdorura në fushatën e Dibrës.
Ja reagimi i tyre:
Është shume e vajtueshme që megjithë sqarimin e bërë dje, Partia Demokratike publikon sot përmes organit të saj të shtypit një foto të trukuar që s’ka asnjë lidhje me automjetet e doganës dhe kryetari i Partisë Demokratike sulmon nga Dibra institucionin tonë, për qëllime elektorale! Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përsërit edhe njëherë se asnjë automjet apo burim njerëzor i këtij institucioni nuk është përfshirë në fushatën elektorale në Dibër. Fotografia e automjetit të pretenduar si provë fajësie në fakt e dëshmon vetë këtë të vërtetë, pasi targa e fotografuar nuk ekziston ne flotën e automjeteve të Doganave Shqiptare.
Kemi sqaruar se bëhet fjalë për automjete të vjetra që i janë kthyer koncesionarit në vitin 2014. Duke i siguruar qytetarët dhe sipërmarrjen se ne jemi tërësisht të fokusuar në detyrat tona ligjore dhe s’kemi asnjë lidhje me akuzat e çuditshme të Partisë Demokratike e të kryetarit të saj, i bëjmë thirrje zotit Lulëzim Basha të mos vazhdojë me shpifjet që cenojnë jo vetëm imazhin e institucionit tonë, po edhe integritetin e të gjithë njerëzve që kontribuojnë për të.
KOHA JONË SONDAZH

