Drejtoria e Doganave shpall planin e gjerë të masave! Shërbimet online, udhëzime për pikat doganore
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpallur planin e masave që ky institucion do të ndërmarrë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.
Dogana si një nga institucionet më kryesore në ekonominë e vendit në të njëjtën kohë prek edhe shumë biznese dhe individë.
Për këtë arsye plani i masave është i gjerë, teksa shumica e shërbimeve do të ofrohen online ose nëpërmjet telefonit. Gjithashtu do të zbatohen edhe masa për personelin ku bie në sy, leja për njërin prind kujdestar që do kujdeset për fëmijët, siç ka përcaktuar edhe qeveria.
Ndërkohë, për disa zona doganore dhe operacione puna do të vazhdojë në kontrollin dhe monitorimin e pikave kufitare, portuale dhe tokësore.
Masat e plota:
- Nuk do të ofrohet asnjë shërbim për operatorët ekonomikë pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
- Shërbimi i korespondencës, protokollit në DPD do të spostohet jashtë ambjenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe nuk do të lejohet asnjë person, jo personel brenda ambienteve të DPD-së. Zyra e protokollit do të tërheqë korespendencën çdo ditë në orën 14:00. Do të instalohet këndi info-point ku do të afishohen adresat e e-mail për çdo drejtori, si dhe numrat e kontaktit të infopoint si më poshtë:
069 244 544 4 nga ora 08:00 – 12:00
068 444 002 5 nga ora 12:00 – 16:00.
- 3. Pezullimin e të gjithë kontrolleve të planifikuara pranë ambjenteve të operatorëve ekonomikë në terren nga strukturat e DPD-së dhe rretheve. Konkretisht kontrollet e mbikqyrjes doganore/ akcizës/ regjimeve doganore. Kontrollet e mbikqyrjes doganore emergjente do të vijojnë sipas proçedurave ligjore, ndërsa përjashtim nga kjo pike bëjnë strukturat e Antikontrabandës, Informacionit,4. Shërbimet ndaj operatorëve ekonomikë të kryhen online për sa është e mundur me qëllim minimizimin e kontakteve me përfaqësuesit e operatorëve.
- Vijimin e proçedurave operacionale në zonat dhe Degët Doganore. Ndalohet grumbullimi përfaqësuesve të Operatorëve ekonomikë pranë sporteleve të Degëve Doganore. Të respektohet distanca e ofrimit të shërbimit me së paku 1 metër. Të zbatohet me rigorozitet Rregullorja e Degevë Doganore në lidhje me hyrje-daljet e perfaqësuesve të operatorëve ekonomikë.
- Zbatimi i VKM për “Caktimin e datave 10-23.03.2020, ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur” duke reduktuar numrin e punonjësve në zyra. Çdo sektor do të përcaktojë grafikë shërbimi në sektorët përkatës. Çdo Drejtor Drejtorie/Kryetar Dege Doganore të përcaktojë punonjësit që do të kryejnë detyrën nga shtëpia dhe dërgimin e kësaj liste pranë Sektorit Help Desk duke vënë në dijeni ZV. Drejtorin Administrativ me qëllim krijimin mundësive nëpërmjet Drejtorisë TIK. Këto grafikë shërbimi përkatësisht punonjësit që do të paraqiten në punë dhe punonjësit që do të kryejnë shërbimin nga shtëpia miratohen nga Drejtori I Drejtorisë/Kryetari i Degës Doganore dhe depozitohen pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerezore.
- Punonjësit e shërbimit 6 orësh, përveç specialistëve info-point dhe shërbimit sanitar, nuk do të paraqiten në vendin e tyre të punës deri në datën 23.03.2020, me përjashtim të rasteve kur Drejtorët e Drejtorive/Kryetarët e Degëve Doganore kanë nevoja emergjente për shërbimet e tyre.
- Marrjen e masave për dezifektimin e ambienteve të punës të DPD dhe Degëve Doganore, si dhe të sigurohet pajisja e personelit doganor operacional me mjete mbrojtëse maska, doreza etj.
- Pezullohen të gjitha proçeset gjyqësore në zbatim të Vendimit nr. 127 datë 10.03.2020 i Këshillit të Lartë gjygjësor.
- Pezullohen të gjitha aktivitetet, trajnimet të planifikuara për kryerje përgjatë periudhës 10-23.03.2020.
SCAN