Drejtoria e Përgjithshme Detare: Mot me stuhi dhe erëra, dallgët deri në 3.5 metra të larta!

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se moti duke filluar nga data 19 deri në 22 nëntor 2002 do të jetë i përkeqësuar si rezultat i erërave të forta me drejtim jug – juglindje.

Zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 5-8 Bft me shpejtësi 15-20 m/s dhe lartësi dallge 1.80-3.50 m.

Drejtoria Detare kërkoi bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas orës 10:00 të datës 22 nëntor 2022.

SHKARKO APP