Drejtorinë e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit, Altin Qato pezullohet për një shpullë

Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit, Altin Qato ka dhunuar një person pasi e ka prangosur atë.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, Qato ka ngritur protestuesin që ishte ulur në makinë dhe më pas e ka gjuajtur fort më shpullë në fytyrë.

Prezentë janë edhe efektivë të tjerë që rrinë aty në këmbë dhe nuk bëjnë asnjë veprim për t’i dalë në mbrojtje të riut. Në postimin e saj, Klodiana Lala shkruan: “Bravo Altin Qato Edhe shpulla jote mungonte pasi iu keni marre shpirtin qytetareve!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin që protestonte, që solidarizohej me protestën me të drejtë. Me këtë rast, i them Edvin Gjipesë, se narko-komisari Qato ka fytyrën tënde, karakterin dhe moralin tënd.

Jeni turpi i dheut që të dy. Garantoj narko-komisarin se për atë akt kriminal do marrë ndëshkimin që meriton. Dhe se drejtësia vonon, por nuk harron” – shkroi Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?