Drejtues i PS-së për Kukësin, Safet Gjici ”sulmon” Kodhelin: S’ka qenë këtu për hallet e qytetarëve

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS, u mësuan edhe emrat e drejtuesëve politikë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, u vendos si drejtues politik i PS-së për këtë qark dhe sot në një bashkëbisedim me gazetarët, ndër të tjera ka hedhur akuza ndaj deputetes së PS-së, Mimi Kodheli.

Gjici tha se Kodheli nuk është marrë asnjëherë me hallet e qytetarëve të Kukësit. Për më tepër, ai theksoi se nëse në vitin 2017 do të ishte një formulë tjetër zgjedhjeje, mandatin e deputetit në Kukës do ta merrte ai dhe jo Kodheli.

”Do fillojë puna dhe do të ndezim motorët. Kësaj radhe janë ndryshe zgjedhjet, do dalin vetë kandidatët, ne kërkojmë njerëz që do t’i vlerësojmë. Deputetja ka problemin e vet, unë kam punën time. Natyrisht që Mimi Kodheli nuk ka qenë e njohur në qarkun e Kukësit, por PS-ja e solli i përfaqësuese dhe natyrisht që ne ishim të bindur për ta mbështetur. Në 2017 po të ishte kjo formulë zgjedhjeje, mandatin do ta kisha unë, jo Mimi Kodheli. Ajo është deputete unë nuk kam asnjë problem me të. Kodheli nuk ka qenë prezente asnjëherë këtu. Unë kam qenë për hallet e Kukësit”.

SHKARKO APP