Drejtuese politike në Shkodër do të jetë një grua, Shkreli: Janë ndezur motorët për fushatën elektorale

Partia Demokratike Shkodër do të drejtohet nga një grua. Kryesia e selisë blu i ka besuar gazetares shkodrane dhe njëherazi anëtares së këshillit bashkiak, Eliona Shkreli, detyrën e kryetares së komanduar në prag të zgjedhjeve të 11 Majit. Shkreli tha se ndihej e privilegjuar për këtë detyrë dhe shtoi se qëllimi i përbashkët i demokratëve në qarkun verior është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit.

”Janë ndezur motorët për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Unë dua të falenderoj shumë kryesinë e PD për komandimin tim në krye të PD Shkodër. Do të ishte padyshim secili prej antarëve të kryesisë, antarëve të PD ndaj ndihem e privulegjuar dhe shumë e vlerësuar dhe padiskutim dega e PD Shkodër nuk është kryetari por janë kryesia, grupseksionet, është çdo demokrat.

Synimi kryesor që kemi është të bashkohemi të gjithë demokratët sepse ne kemi vetëm një qëllim largimin e qeverisë Rama dhe synimi kryesor për Shkodrën është largimi i Benet Becit dhe të gjithë njerëzve të tij të emëruar, i Rilindjes që ka pushtuar dhe përmes presioneve ka grabitur pushtetin në zgjedhjet e shkuara lokale kështu që kjo nuk do të ndodh më. Puna jonë do të jetë e përditshme, absolutisht shumë e përkushtuar dhe të gjithë bashkë do të jemi për të luftuar Rilindjen dhe jam e bindur se fitorja do të fillojë nga Shkodra dhe se fitorja do të jetë e thellë”, ka thënë Shkreli.

SHKARKO APP