Drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në një banesë private, arrestohet nga policia

Policia e Tiranës ka vënë në drejtues në Tiranë, i cili humbi kontrollin e makinës dhe hyri në një banesë private.

Pas testeve që i janë bërë, qytetari ka rezultuar nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjendje të dehur.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.

SHKARKO APP