Drejtuesi i “Kukësit”: Huliganët e droguar polakë përgjegjës për incidentin

 

Përgjegjësi për atë çka ndodhi në stadiumin “Qemal Stafa”, ku sfida mes Kukësit dhe Legias së Varshavës u ndërpre, kanë një pjesë e pseudo-tifozëve kuksian, por pjesën më të madhe të fajit e mbajnë huliganët polak dhe zyrtarët e UEFA-s.

Ky ishte reagimi i menjëhershëm i shefit të klubit të Kukësit Jonuz Hallaci, i cili shtoi se ka qënë vetë dëshmitarë kur një pjesë e tifozëve të Legias përdornin substance narkotike përpara ndeshjes.

Jonuz Hallaci :” Futbolli shqiptar,një grup tifozësh që kurrsesi nuk janë tifozët e Kukësit sepse u pa qartë se edhe bluzat nuk ishin të Kukësit,nuk ishte ngjyra e Kukësit. I dhamë mundësinë dashakeqësve të UEFA-s dhe grupit të huliganëve polakë të cilët sot në mëngjes unë personalisht i kam parë duke thithur heroinë  në baret e stadiumit. Kam njoftuar delegatin,oficerin e sigurisë i cili më shumë e ka ngatërruar dhe prishur sigurinë se sa e ka ngritur.Ne kemi qenë të gatshëm në çdo moment që të afrojmë bashkëpunimin dhe kemi ofruar, kemi ditur të menaxhojmë ndjesitë aty ku ne kemi mundësi si klub dhe aq mundësi sa kemi sepse ne luajmë në  një krahinë që nuk është e jona,në një impiant që është turp. Për ne që vijmë luajmë në Europë dhe i sjellim ekipet mike këtu është turp.”

Reagimi i medias polake – Ndërkohë që një përfaqësues i mediave polake deklaroi se nëse Duda është goditur thjesht me një çakmak, atëherë ngjarja nuk është edhe aq serioze

” Nëse është goditur me gurë është serioze në të kundërt, besoj se hedhja e çakmakëve në fushë është diçka që ndodh kudo ”

Kurse trajneri i skuadrës kuksiane Marcelo Troisi pasi vlerësoi lojtarët e tij u shpreh se i bëri përshtypje acarimi i tepruar i gjyqtarit

” Mua personalisht më bëri përshtypje acarimi i gjyqtarit në momentin kur e ndërpreu ndeshjen dhe nuk pranonte kurrsesi ta rifillonte “.

Ndërkohë që zyrtarët e UEFA-s nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat.

Reagimi i drejtorit të stadiumit “Qemal Stafa” Eduard Prodani

“Realisht kur unë u thirra vendimi ishte marrë.Mua më thirrën thjesht për të lehtësuar komunikimin me policinë për të siguruar që largimi i njerëzve nga stadium të bëhet pa incidente. U komunikua që zyrtarët kanë marrë vendimin që ndeshja të ndërpritet të braktisët sepse nuk garantohet më siguria e lojtarëve ,siguria e zyrtarëve dhe siguria e publikut.Ishte një vendim i marrë,ne u gjendëm përballë një vendimi të marrë me gjithë kundërshtimet e kapitenit dhe përfaqësuesve të Kukësit që insistuan me forcë që loja të vazhdonte dhe nuk ishin dakort me ndërprerjen ishte një vendim i marrë nga zyrtarët. ”

SHKARKO APP