FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtuesi i policisë apel uniformave blu: Bëni kujdes, nëse dëmtohemi me gurë e fishekzjarrë kemi risk personal…me COVID rrezikojmë familjen e shoqërinë

Me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, por asnjëherë më parë në një situatë të tillë. Zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu në një intervistë për Report Tv, bën dy apele të rëndësishme, ndaj kolegëve dhe vartësve të tij në uniformat blu dhe ndaj qytetarëve.

“Unë kam një eksperiencë të gjatë në radhët e policisë, por këtë situatë nuk e kam kaluar ndonjëherë në këtë gjendje. Edhe kolegëve dhe vartëse i them të zbatojnë rregullat e mbrojtjes pasi në shërbime të rëndësishme të rrezikshme jemi dëmtuar me gurë, dru, fishekzjarrë, por risku ka qenë personal, këtu është e rëndësishme sepse nëse marr virusin ja çoj familjes, shokut dhe është e rëndësishme.

I bëj thirrje qytetarëve ta zbatojnë me korrektësi aktin normativ pasi nuk është policia kundërshtare, por është kundërshtar virusi. Sa më shumë ta kufizojnë lëvizjen, të mbajmë regjimin brenda në banesë, të dalim një orë në kohën e caktuar për shërbimet jetike me ushqime dhe ilaçe, unë them se do t’ia dalim mbarë. Veçse regjimin”, tha Ziu për Report Tv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirënjohje uniformave blu! – ishte vlerësimi nga gazetarja në studio Aida Tancica.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm pak çaste përpara intervistës, policia gjobiti një drejtues motori që edhe pse kishte dalë nga shtëpia brenda orarit të lejuar dhe kishte marrë autorizim, ai kishte në motor edhe një pasagjer.

Dhimitraq Ziu tha se policia e ka nisur shembullin nga vetja, duke marrë rastin e efektivëve të forcave Shigjeta të cilët në normalitet janë me dy persona.

“Që nga hyrja e aktit në fuqi më parë e kemi filluar nga vetmja, i kemi lënë tek e tek, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë qytetarët, rasti konkret i ndëshkimit, shkelja e ti ka qenë dy veta në një motor edhe pse kishin leje”, tha zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike.

Nëse qytetarëve shqiptarë i ka bërë përshtypje situata me sirenat e policisë dhe të ushtrisë,  zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu tha se kjo ndodh gjithmonë para mbylljes së orarit të kufizimit të lëvizjes, orës 13:00, me qëllim për t’i dhënë sinjalin qytetarëve të ndërpresin aktivitetin dhe të futen në banesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?