Drejtuesi i ri i BKH, gazetarët bëjnë profilin e Joni Ketës: Profesionist dhe me integritet!
Joni Keta është propozuar nga SPAK dhe pritet të jetë drejtuesi i ri i BKH-së.
Gazetarët Klodiana Lala, Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë bërë një profil të Ketës.
Klodiana Lala: Joni Keta është zv.drejtor aktual, me largimin e Hajnajt ka marrë edhe drejtimit. Është oficer karriere, ka nisur punën te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ka patur rekorde të mira gjatë karrierës. Jam ndarë mes Joni Ketës dhe Gentian Ndojit. Isha e bindur që njëri prej tyre do të ishte. Për pikëzimin, i pari ka qenë Gentian Ndoji, por janë ndarë te pjesa e vettingut. Nga 7 kandidatë, 6 kaluan për vetting. Joni Keta prevaloi mbi Gentian Ndojin, për faktin se te vetting i pasurisë, u votua 5-0, por Gentian Ndodji u nda me një votë. Të dy ishin figura, shumë të mira dhe shumë profesionale. Keta kishte përparasi për faktin se është në SPAK, që kur ka nisur funksionimi i kësaj strukturë, ka bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare, në aksione ku janë goditur organizata kriminale. I qëndroj idesë së Keta dhe Ndoji do të ishin figura shumë dinjitoze për të drejtuar BKH. Tani votimi është formal, kështu e parashikon ligji. KLP bën votimin dhe kalon automatikisht. Praktikisht Joni Keta është i zgjedhur, përveç në raste të jashtëzakonshme.
Ferdinand Dervishi: Vjen nga Krimet e Rënda, i vlerësuar. E tregojnë me integritet, thonë që ka avantazh, pasi njeh shumë mirë kibernetikën dhe është truri i zbërthimit të Encro Chat dhe këto. Ka prejardhje familjare të mirë. Është nipi i Myslim Ketës. Babain e ka patur prokuror.
KOHA JONË SONDAZH

