Drejtuesi i ri i FBI-së shqiptare, deputeti Ndoja: Joni Keta një hap para, do të ketë sukses

Emërimi i Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, sipas deputetit të PD, Arian Ndoj ka krijuar një përshtypje pozitive bazuar në referencat e kolegëve.

“Besoj janë respektuar kriteret përderisa është votuar. Kam dëgjuar fjalë të mira për Joni Ketën, por unë personalisht nuk kam punuar me të”,-tha Ndoja.

Ndryshe nga paraardhësja e tij (Aida Hajnaj), Ndoj parashikon një performancë më dinamike nga Keta. Sipas tij, fakti që Keta vjen nga brenda strukturës së BKH-së, i jep atij një avantazh dhe njohje më të mirë të terrenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga të dhënat besoj se do të jetë një hap më përpara se paraardhësja. Ai ka punuar edhe vetë tek BKH dhe ka disa arsye që do të ecë më parë me punën e tij,” theksoi Ndoj gjatë emisionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?