Drejtuesja e Krimeve të Rënda, viziton prokurorin Ndoja në spital

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale,Tonin Vocaj, vizituan mbrëmjen e sotme prokurorin e plagosur në atentatin me armë zjarri Arjan Ndoj, i cili bashkë me Aleksandër Lahon po marrin mjekim në spitalin e Durrësit. Pas daljes nga spitali, Prela dhe Vocaj nuk patën asnjë pronocim për mediat. Atentati me armë u shënua rreth orës 16:30 të pasdites së sotme te mbikalimi i Shkozetit. Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe Andi Maloku, shoferi i prokurorit, i cili ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

SHKARKO APP