Dr*gë me postë nga SHBA në Shqipëri, b*rg për Ilir Sefën

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 27-vjeçarin Ilir Sefa i cili akuzohet për trafikim lëndësh narkotike. I riu u arrestua ditën e djeshme në Tiranë pasi u kap me një kuti me drogë.

Të riut i kishte ardhur përmes postës nga SHBA një kuti ku fshiheshin 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, me një përqindje të lartë THC, përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit, e cila u sekuestrua.

Ilir Sefa u arrestua, teksa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij 21-vjeçar, Fabian. L. Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Tiranës, i riu i qëndroi deklarimeve të dhëna pas arrestimit.

“Drogën nuk e prisja unë. Më tha një djalë që e kam në lagje, me emrin Fabian të shkoja ta merrja tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda”, ka deklaruar Sefa pas arrestimit.

SHKARKO APP