Dritan Leli nuk pranoi të japë dorëheqjen/ Rama: Me të, ose pa të skuadra do të vazhdojë punën

I pyetur sot se çfarë kërkese apo propozimi të ri i ka bërë kreu të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit, kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të listës së emrave për kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit, tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

Sipas Ramës skuadra e PS në Vlorë do realizojë objektivin bazë për 8 mandate dhe do i afrohet maksimalit për 9 mandate. Ai ka thënë ndër të tjera se edhe pa Lelin puna do të vazhdojë.

”Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”,-tha Rama.

SHKARKO APP