Droga “blindon” Dukagjinin, Loka-Bushati: Luftojmë “kokat” e krimit

Ditë më parë raportuam se në zonën e Dukagjinit janë rikthyer “vizat”. Prej disa ditësh kush udhëton drejt Dukagjinit nga rruga e Prekalit, kalon përmes filtrit të Policisë së Shtetit. Një patrullë 24 orë në detyrë është vendosur në zonë, dhe ndalon e verifikon çdo individ dhe mjet që kalon në këtë rrugë. Udhëtarëve u kontrollohen mjetet e identifikimit, për të provuar nga janë dhe ku shkojnë, ndërsa mjetet kontrollohen çfarë transportojnë.

E gjitha ka ardhur pasi në zonën e Dukagjinit do të stacionohen efektivë të Policisë së Shtetit për t’u angazhuar më drejtpërdrejtë në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Kjo u deklarua nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, gjatë një takimi që u zhvillua në njësinë administrative Guri i Zi, për thellimin e luftës kundër drogës, paraditen e së premtes. “Akomodim të policisë në Dukagjin për të çuar mesazhin se ne jemi atje për të ndaluar pasurimin në rrugë të paligjshme”,-tha Loka. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duke shprehur gatishmërinë për mbështetjen e policisë, tha se “ne jemi të gjithë bashkë në luftën kundër trafikut të narkotikëve”.

Ndërsa për “peshqit”, foli drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Ai ka paralajmëruar se do të luftohen “kokat” e këtij aktiviteti kriminal dhe jo të varfërit, që përfshihen dhe që në fund janë të vetmit që procedohen penalisht. “Do luftojmë kokat e aktivitetit, jo të varfrit që përfshihen dhe në fund ato janë të vetmit që procedohen penalisht. Askush të mos mendojë se do shpëtojë”,-tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimin e zhvilluar në “Gurin i Zi”, u ra dakord që krahas angazhimit të drejtpërdrejtë të strukturave të policisë kundër drogës, për çdo zonë do të ngrihen grupet e përbashkëta me punonjës të policisë, përfaqësues të bashkisë dhe kryetarë të fshatrave. Kjo me qëllim që të jenë në kontakt të përditshëm me komunitetin në terren. Efektivë të të Policisë së Shtetit do të vendosen përkohësisht në Dukagjin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori për Rendin e Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka konfirmoi këtë masë të re, krahas monitorimit me dron dhe patrullimeve nga ajri të Guardia Di Finanza që kanë nisur nga 6 prilli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një operacion jo i parë në këtë zonë. Në 2015 u ndërmorr një megaoperacion i cili nuk dha rezultatin e pritur. Por ky monitorim, mbart rreziqet e veta nisur nga e kaluara e kësaj zone.

Në gusht të 2014-ës, në këtë zonë në drejtim të një helikopteri të uniformave blu dhe një tjetri të ushtrisë u qëllua me breshëri automatiku.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?