Droga me avionë, BE: Po monitorojmë situatën e trafikut

Edhe Bashkimi Europian është i shqetësuar mbi situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria, ndaj dhe po monitoron në mënyrë të vazhdueshme përpjekjet e autoriteteve shqiptare për t’u përballur me këto fenomene.

Zëdhënesja e Komisionit Europian, Nabila Massrali, thotë se, rasti i fundit i avionit “Piper” në bregdetin e Ishmit duhet hetuar në mënyrë të plotë dhe efektive.

“Do ju referoja edhe një herë te deklarata e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini gjatë Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri. Po e citoj:”Krimi i organizuar, korrupsionin dhe trafiku i drogës janë çështje që Shqipëria duhet të trajtojë dhe t’i zgjidhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, mund t’ju them se Komisioni Europian është duke monitoruar në mënyrë konstante situatën lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne jemi në dijeni të aksidentit që ka ndodhur javën e shkuar në Ishëm dhe ne presim që autoritetet kompetente të vijojnë me një trajtim gjyqësor të ndershëm dhe efektim ndaj kësaj çështjeje”, pohoi ajo.

Zëdhënësja e Komisionit Europian thotë se Bashkimi Europian organizoi një mision vlerësimi për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Gusht në bashkëpunim me delegaionin e BE -së dhe me ekspertë të shteteve anëtare lidhur me forcimin e kapaciteteve ligjore për të luftuar këto fenomene.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?