Droga në magazinën e Rrëshenit, policia: U sekuestruan 4.2 ton hashash

Përfundon peshimi i lëndës narkotike që u sekuestrua dje nga policia në një magazinë në Rrëshen. Plot 4238 kg hashash në proces tharje është gjetur në punishten ku u arrestuan në flagrancë 22 persona, mes tyre gra dhe fëmijë. Nga ky operacion po procedohen penalisht në gjendje të lirë 9 gra si dhe u shpall në kërkim pronari i magazinës, Kastriot Reçi.

Në operacionin e koduar ‘Befasia’ morën pjesë rreth 100 forca të policisë Lezhës dhe Mirditës, në krye të të cilit ka qenë vetë drejtori i policisë Lezhë, Ermal Muca. Mësohet se magazina, tek ish-Grumbullimi në dalje të Rrëshenit-Mirditë, shërbente për mbledhjen dhe përpunimin e kanabisit. Mësohet se në momentin kur u ndërmor aksioni në magazinë ishin mbi 31 punëtorë.

“Në vijim të operacionit anti-cannabis “Befasia” të nisur dje në Rrëshen -Mirditë, ku u arrestuan 22 shtetas, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas dhe u shpall në kërkim pronari i magazinës, para pak minutash ka përfunduar peshimi total i sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar. Nga peshimi rezultoi se në magazinë kishte 4238 kg bimë narkotike cannabis-sattiva në proces tharje e përpunimi. Sasia bimore narkotike e sekuestruar është magazinuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

magazina-2

PERSONAT E ARRESTUAR:

1-Altin Ndoj (Cordeanu), 32 vjeç, banues në Kurbin

2-Jetnor Kaja, 24 vjeç, banues në Lushnje

3-Leonard Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë

4-Ramo Gaba, 48 vjeç, banues në Gjirokaster

5-Sokol Lama, 37 vjeç, banues në Mirditë

6-Vitor Lleshi, 43 vjeç, banues në Lezhë

7-Ilir Meraj, 40 vjeç, banues në Mirditë

8-Ded Deda, 33 vjeç, banues në Mirditë

9-Ermir Capani, 23 vjeç, banues në Kurbin

10-Fatjon Lama, 20 vjeç, banues në Mirditë

11- Paulin Prenga, 22 vjeç, banues në Kurbin

12-Taulant Marena, 25 vjeç, banues në Mirditë

13- Afrim Bulica, 37 vjeç, banues në Mirditë

14- Arben Lesaj, 38 vjeç, banues në Lezhë

15- Gjetë Ndoj, 23 vjeç,  banues në Kurbin

16- Gjovan Ndoj, 47 vjeç, banues në Mirditë

17- Petrit Prenga, 44 vjeç, banues në Lezhë

18- Gjon Prenga, 28 vjeç, banues në Mirditë

19- Ilir Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë

20- Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë

21- Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje

22-Valentin Simoni, 34 vjeç, banues në Mirditë

PO HETOHEN NE GJENDJE TE LIRE:

1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë

2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë

3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë

4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë

5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë

6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë

7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë

8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë

9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?