Droga në Qafë-Thanë, koka e grupit i sapoliruar nga burgu

8 persona u kapën gjatë operacionit në Qafë-Thanë, ku u zbulua furgoni me 570 kg kanabis. Në mesin e tyre është edhe Aranit Bida, që konsiderohet si drejtuesi i grupit. Bida rezulton të jetë dënuar në 2010 me 7.4 vite burgim nga gjykata e Krimeve të Rënda, dhe se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Sapo ka dalë nga qelia, Aranit Bida, ka filluar sërisht të meret me aktivitet kriminal, ku është arrestuar sërisht për trafik droge. Mes të arrestuarve të tjerë janë dhe shtetasit Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj. Furgoni me lëndë narkotike ishte nisur nga Fieri dhe po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës është ndjekur nga Krimet e Rëndam e cila disa muaj më parë ka nisur hetim për “Trafik droge mbetur në tentativë”.Personat e arrestuar janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

Pronari i furgonit

Pronari i furgonit që u kap me 570 kg drogë në Qafë-Thanë, ka mohuar se lënda narkotike është e tija. Biznesmeni nga Fieri, Ilir Dauti është shprehur se e kishte shitur mjetin prej dy muajsh por pa akt noterial.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të përgënjeshtroj lajmin që është dhënë dje. Jam njoftuar jo nga policia por nga mediat se furgoni im është kapur në Qafë-Thanë me lëndë narkotike. Por kjo nuk është e vërtetë. Furgoni i kompanisë sonë është shitur prej dy muajsh dhe këtë e vërteton më së miri shkrimi tek furgoni, ku ishte shkruar transporti dhe numri i personit të cilit ia kisha dhënë me mirëbesim sepse nuk më dha paratë. I thashë që lekët do të kthehen në llogari të firmës kur ti kesh gati dhe në janar do të bënim akt-pronësinë e  furgonit. Puna vazhdon rregullisht në firmë dhe nuk është ngatërruar me atë lloj biznesi. Nuk jam person në kërkim dhe as nën hetim”,-tha Dauti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biznesmeni shtoi se vëllai i blerësit të furgonit, u zhduk me mjetin rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës (21 nëntor). Ndërsa furgoni me gjysmë ton drogë u kap rreth orës 10:00 të së njëjtës ditë.

“Personi që ka blerë furgonin tek unë por jo me akt noterial e ka pranuar këtë gjë dhe vazhdon ta pranojë, si edhe do të vijë me mua kur Prokuroria apo organet ligjzbatuese të më kërkojnë, do japë deklaratën se furgonin e ka blerë tek unë dhe kur të jepen të gjitha paratë do kalojë edhe pronësia. Personi që bleu mjetin ka bërë kallzimin në polici për vëllain e vet, që në orën 4 të mëngjesit është larguar më furgonin e tij nga shtëpia në drejtim të paditur, ka fikur telefonin dhe nuk është përgjigjur më. Ky person ka bërë edhe kallzimin në polici. Çështja do të vazhdojë dhe do të zbardhet”.

Hetimi në dinamikë

Sekuestrimi i sasisë së drogës në pikën e kalimit kufitar nuk ka qënë thjesht një rastësi. Sipas, policisë ndjekja e furgonin është kryer nga forcat operacionale në teren, që nga pika kur ai ka dalë me ngarkesë nga magazina. Përgjatë segmentit rrugor Fier-Qafë-Thanë, është ndjekur në dinamikë, deri kur ka shkuar në pikën doganore.

Pikërisht në këtë pikë kalimi kufitar, është urdhëruar që mjeti ti nënshtrohet një kontrolli të reptë, ku nga rezultoi se në dyshemenë e tij, ishte fshehur një sasi e madhe droge. Menjëherë pas këtij momenti është bërë arrestimi i personave që ndodheshin në makinë dhe pas tyre janë arrestuar magazionieri dhe një puntor në fabrikë. Pritet që për këtë rast, policia dhe prokuroria të jenë në bashkëpunim edhe me hetuesit Grekë, aty ku kishte si destinacion lënda narkotike.

Të arrestuar

Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?