Droga në Rrëshen, 8 punëtorë të magazinës në burg, lirohen 14
Sot në Gjykatën e Lezhës është vendosur masa e sigurisë për gjysmën e dytë të 22 punonjësve të magazinës së hashashit që u zbulua në Rrëshen. Media nuk është lejuar për të qenë e pranishme në seancë, ndërsa burime konfidenciale kanë bërë me dije se 6 nga 11 të ndaluarit që janë paraqitur sot ne gjykatë janë lënë në burg, 1 ka marrë masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 4 të tjerë me detyrim paraqitje.
Edhe pse të gjithë kanë deklaruar se janë thjesht punëtorë të fabrikës dhe se janë punësuar për të marre çdo ditë shumën prej 20 mijë lekësh të vjetra, gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit të çështjes, për të lënë në arrest me burg 8 nga 22 të ndaluarit.
Nuk dihet se cila ka qenë lidhja që mes personave që u lanë në burg dhe pronarit të magazinës apo pronarit të lëndës narkotike, por vendimi lidhet me faktin se udhëtimi i tyre drejt Mirditës vlerësohet se nuk ka qenë i rastësishëm dhe se ata nuk po bashkëpunojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal.
Një ditë më parë në arrest me burg mbetën Erald Zaimi 24 vjeç nga Lushnja dhe Gjet Ndoj 23 vjec nga Fushe Mamurrasi i Kurbinit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur emrat e 6 personave të tjerë që do të mbeten me masë sigurie ‘arrest me burg’.
KOHA JONË SONDAZH

