Droga ”sheshit” në Tiranë, fenomeni që po shqetëson familjet
Droga ka dalë ”sheshit” në Tiranë. Statistikat dhe raportet zyrtare tregojnë se veçanërisht hashashi, po përdoret gjerësisht edhe nga 10 dhe 12-vjeçarë. Secili nga ne është dëshmitar i faktit që grupe të rinjsh, bëhen bashkë dhe konsumojnë hashash, nëpër cepa pallatesh dhe qoshe lagjesh.
“Shumë keq është gjendja, nuk e dimë si i bëhet. Fëmijët i ruajmë, ja siç e shikon vetë e sjell dhe po vetë e marr nga shkolla. Kam merak të madh. Imitojnë të rriturit, duan të duken si ata, por nuk e dinë se është e dëmshme dhe nuk shkëputesh dot më pas, është ves shumë I keq. Ne në shkollë kemi bërë orë edukuese për drogën dhe efektet tek njeriu, veçanërisht në moshat e reja siç jemi ne. Në familje nuk më flasin shumë, pasi e dinë që nuk përzihem me këto gjëra, u qëndroj larg. Kam parë 15-16 vjeçarë që pinë cigare. Jo këtu në shkollë, por në lagjen time. Qoshet shikoni ju, atje rrinë ata, atje i gjeni”, shprehen qytetarët.
Familja, shkolla, institucionet e rendit dhe sigurisë janë trekëndëshi, që do të frenonte fenomenin dhe do të shpëtonte të rinjtë tanë nga degradimi.