Droga s’ka te sosur, kapen edhe 10 500 rrënjë Hashash në Mat
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 11:01
Pas kapjes së 10 tonëve drogë në Vlorë gjatë paraditës së sotme, një tjetër sasi rekord është sekestruar edhe në rrethin e Matit.
Mësohet se bëhet fjalë për rreth 10 500 rrënjë Kanabis Sativa, të cilat u asgjësuan gjatë orëve të mesditës duke shënuar një tjetër rekord gjatë kësaj të mërkure. Aksioni u krye pas hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që nuk ka ende asnjë të arrestuar.

