Droga xhelatinoze në shkolla, gjimnazisti në Tiranë: Të afrojnë shokët, është respekt

Shitja e drogave në shkollat e Tiranës, është një temë popullore në kronikat e lajmeve. Një 17-vjeçar, nxënës i gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, thotë se të konsumosh këtë lloj droge është respekt. Është nga ato respektet, që të rinjtë po ua kthejnë shpesh njeri tjetrit, sikur të jetë një kafe. Nuk kanë as frikë dhe as pendesë. Ishte 15 vjeç kur ai e provoi drogën për herë të parë, hashashin. Sot në vitin e tretë, i i riu tregon se këtu në shkollën e tij, drogën e përdorin shumë nga shokët e shoqet.

Kurse për ta provuar, e kanë provuar thuajse të gjithë, në emër të kuriozitetit dhe të respektit, pasi nëse ty nuk ta afrojnë dozën, do të thotë që nuk respektohesh nga ambienti. Por nëse ata të sjellin dhe të thonë urdhëro merre dozën, kjo do të thotë se ti je i privilegjuar.  Një dozë kushton 10 mijë lekë.

Ajo që e ka joshur më shumë të riun, është droga-kanabis kanadez xhelatinoz. Fjala është për lëndën narkotike që qarkullon lirshëm të paktën prej dy vjetësh. Por për herë të parë u lakua publikisht, gjatë operacionit ”Tempulli”. Përhapja e fenomenit në përmasa të mëdha ka frikësuar prindër e mësues.

SHKARKO APP