Drogë dhe 100 mijë euro, shkatërrohet grupi i rrezikshëm i shqiptarit
Një grup i rrezikshëm kriminal është shkatërruar nga autoritetet greke.
Sipas policisisë greke, lideri i grupit është një shqiptar, i cili është shpallur në kërkim/
Vetëm muajin e kaluar, në pranga 24 anëtarë të grupit kriminal, dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme drogë, armë dhe 93,000 euro.
Në vijim të hetimit, janë gjetur 1 kg kokainë në banesën e shqiptarit të shpallur në kërkim në Marousi, raportojnë këtë të premte mediat greke.
Bashkëshortja e tij 48 vjeçe u vu në pranga. Gjithashtu u arrestuan edhe 2 persona të tjerë nga efektivët e policisë së Atikës.
Grupi akuzohet se së fundi ka realizuar 11 vjedhje banesash dhe personash dhe 7 vjedhje makinash. Makinat e vjedhura ata i përdornin në aktivitete kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

