Drogë dhe lidhje me Ndrangetën – Kamorrën, shkatërrohet banda shqiptare
Dy goditjet e policisë financiare të Padovas dhe Verones në Italisë, kanë nxjerrë në dritë trafikun me të fuqishem kriminal në Evropë.
Në më pak se 48 orë roja e financave kapi 12 e gjysmë kilogramë kokainë dhe arrestoi tre korrierë shqiptarë. “Mafia nigeriane dukej se kishte marrë një rol shumë të rëndësishem, por u zbulua se ajo shqiptare ishte më e fortërrezikshme. Për më tepër, Mafia shqiptare dhe ajo Nigeriane, në raportet e hetuesve, konsiderohen si rivalë.
Mediat e huaja raportojnë se “midis organizatave kriminale me origjinë të huaj, ajo shqiptare vazhdon të shfaqet ndër më të rrezikshmet. Tre korrierët e droges të arrestuar në Padova dhe Verona kanë ardhur nga Gjermania.
Hetimet kanë zbuluar lidhje midis mafies shqiptare, Kamorës dhe Ndrangheta, dy organizata kriminale shumë aktive në Itali.
Burimi: Vvox
/M.Noka-KohaJone/