Drogë e klasit të parë, 12 vite burg për shqiptarin
Një 26-vjeçar nga Shkodra është dënuar me 12 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap me 9.5 kg kokainë, vlerës e së cilës në treg do të arrinte rreth 100 mijë paund për kilogram.
Bëhet fjalë për Suad Sufajn, i cili u ndalua nga Policia ndërsa ishte duke udhëtuar me një makinë në veri të kryeqytetit të Anglisë. 26- vjeçari u arrestua më 26 shtator të vitit të kaluar, pasi nga kontrolli në makinë iu gjet një sasi prej 1 kg kokainë. Në përfundim të dënimit, i riu nga Shkodra që është emigrant ilegal në Britaninë e Madhe, do të dëbohet për në Shqipëri. Droga ishte brenda makinës dhe nuk ishte fshehur.
Pas kësaj, Policia shkoi në banesën e shkodranit, ku gjithashtu gjeti një sasi prej 8.5 kg kokainë. Hetuesit thanë para gjykatës se bëhej fjalë për një drogë të klasit të parë, sepse kishte një përqindje të lartë të pastërtisë. Policia Metropolitane, deklaroi se bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Krimit kishte skuestruar kokainë, që në tregun e Britanisë së Madhe do të kapte një vlerë prej 1 milion paund, para të cilat do të fuqizonin akoma edhe më shumë krimin e organizuar. Në përfundim të dënimit, i riu nga Shkodra që është emigrant ilegal në Britaninë e Madhe, do të dëbohet për në Shqipëri.
Mafia shqiptare raportohet se është kthyer në një shqetësim për Policinë britanike, pasi dominon një pjesë të mirë të shitjes së kokainës dhe kanabisit. Sipas mediave lokale, grupet shqiptare, për shkak të lidhjeve të forta që kanë me trafikantët nga vendet e Amerikës Latine, kanë ulur çmimin e kokainës dhe kanë rritur cilësinë e saj, duke bërë që të rrisin dominimin e tyre në këtë treg.
KOHA JONË SONDAZH

