Drogë e telefona përmes dronëve në burgun e Peqinit, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni.

Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit, ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi të kalçetos.

Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 2 Iphone, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEDP.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?