Drogë në burgun e Larisës, shqiptarët plan me “drone”

Disa të dënuar shqiptarë në burgun e Larisës, kanë dashur lëndë narkotike dhe me një mënyrë të pazakontë, ata përdorën teknologjisë. Nëpërmjet dronit, ata janë përpjekur të fusin në ambientet e burgut lëndë narkotike dhe telefona celularë.

Policia greke, ka pohuar se plani është thurur nga 3 shtetas shqiptarë që vuajnë dënime të rënda në këtë institucion penitenciar, përkatësisht 36,33 dhe 30 vjeç. Një i katërt 24-vjeçar, edhe ai nga Shqipëria, pasi ka marrë një leje disaditore ka shkuar në Athinë dhe ka blerë një “drone” (mjet i telekomanduar) të vogël në bashkëpunim me një grek 19-vjeçar.

Në transportin e lëndëve narkotike ka ndihmuar gjithashtu një shtetase greke, që ka sjellë me autobusin e linjes nga Athina në Larisa 211 gramë heroinë, 418 gramë kokainë, 10 telefona celularë dhe 26 karta SIM. Sipas policisë, grupi i keqbërësve shqiptarë do të përfitonte nga shitja e tyre në ambientet e burgut mbi 150 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka arrestuar në një varrezë pranë burgut dy shtetasit grekë, kur ata po bënin gati “drone”-in që të transportonte drogën dhe celularët.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?