Drogë në gomën rezervë të makinës, pranga 39-vjeçarit shkodran

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare në Kakavijë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.K., 39 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte fshehur në gomën rezervë të makinës që po udhëtonte disa pako me drogë.

Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar 3.5 kilogramë lëndë të dyshuar si narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohet 3.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Më datë 13.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi L.K., 39 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin e tij.

Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijën e dytë, ku në gomën rezervë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 3.5 kilogramë.

Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.K., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?