Drogë në kufi me Greqinë, arrestohet shqiptari
Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Policia ka bërë me dije se operacioni është kryer në fshatin Filat ku është bërë e mundur sekuestrimi 89 kg lëndë narkotike.
Gjithashtu policia ka arrestuar dhe shtetasin shqiptar që po transportonte drogën drejt Greqisë si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin grek që ishte pronar i mjetit.
Eduart Bushi, 52-vjeç është vënë në pranga nga policia e cila saktëson se droga është kapur në të ashtuquajtur kufi i gjelbër.
Ajo ka qenë e paketuar në 42 pako e presuar dhe gati për t’u shpërndarë në tregun e Greqisë.

