FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drogë në lokalet e natës e tallava, policia kap me kokainë e para 25-vjeçarin në Durrës, nën hetim dhe pronari

Policia e Durrësit godet një rast të prodhimit dhe drogës në lokalet e natës, tallava duke arrestuar një të ri, që dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të planit për kontrollin e elementëve kontingjent në lokalet e natës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në zonën e Shkozetit, janë përshtatur lokale për përdorim droge si dhe shpërndahet dhe konsumohet lëndë narkotike, mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll ku është konstatuar një rast i drogave të forta.

Si rezultat është vënë në pranga shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S.M., i cili kishte përshtatur ambjentet për konsumim të lëndëve narkotike, në tavolinën e shtetasit E.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?