Drogë nga Peruja, 15 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë
Media italiane “Reggio Sera” shkruan se policia italiane ka arrestuar 15 persona në Reggio Emilia, Bolonja, kundër së cilëve gjykata kishte vendosur masa sigurie, për trafik droge.
Sipas hetimeve,15 personat e vënë në pranga janë anëtarë të një organizate kriminale që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Origjina e drogës ishte nga Peruja në Amerikën Latine, ndërsa shqiptarët ndihmonin në trafik, sidomos në portet e Spanjës.
“Kokat” e grupit kriminal janë italianë dhe peruanë, ndërsa lidhjet ekzistonin edhe me shqiptarët, të cilët ishin më së shumti ndërlidhës dhe korrierë. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim.
Hetimi ka nisur që në vitin 2016, kohë kur një grua u kap duke transportuar drogë. Pas zbulimit të rastit, gjurmët dërguan në 15 personat e tjerë, duke bërë që të ç’montohet organizata kriminale e trafikut të lëndëve narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

