Drogë nga Shqipëria, goditet rrjeti i trafikut. 41 të arrestuar në Itali
Policia italiane ka goditur një rrjet të madh të trafikut të drogës nga Shqipëria. Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i madh u zhvillua në Puglia, në provincat e Leçes, Brindisit dhe Barit.
Karabinierët po ekzekutojnë 41 urdhër arresteve që janë lëshuar për anëtarët e rrjetit të trafikur, prej të cilëvë 30 janë për në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie.
Operacioni i koduar “Mesazhi i shkurtër”, mori nen hetim gjithsej 55 persona. Ai u mundesua nga Stacioni policor ne Specchia me mbështetjen e Njësisë Operative ne Tricase dhe u shtri nga tetori 2015 deri në dhjetor 2017, duke lejuar të dokumentonte veprimtaritë kriminale të 2 grupeve te ndryshme që synojnë trafikimin e drogave, te cilat i kishin te ndara mire detyrat dhe zonat ku vepronin. Emrat e personave qe jane ndaluar nuk behen ende te ditur.
KOHA JONË SONDAZH

