Drogë nga Shqipëria në Pulia, 41 të arrestuar, familjet mafioze në kontakt me shqiptarët
41 persona janë arrestuar në një operacion antidrogë që ka vazhduar edhe gjatë natës në krahinat e Lecce, Bari e Brindizi në Itali.
Operacioni i quajtur “Short message” ka shkatërruar dy organzata të specializuara në trafikun e drogës.
Në agim, me mbështetjen e helikopterëve ushtarakë, 30 persona u futën në burg, 11 të tjerë në arrest shtëpie.
Hetimi ka çuar në konfiskimin e madh të drogës dhe të armëve me municon.
Në mes të arrestuarve ka përfaqësues të krimit në Salento, katër janë të familjeve Dello Russo dhe Ficco të njohur me pseudonime si Rocky apo Malandrino.
Vetëm në shtëpinë e ficco u gjetën jelek antiplumb dhe 18 mijë euro.
Fijet e këtyre përfaqeuesve të krimit qenë lidhur edhe me Shqipërinë. Për të shitur drogë me pakicë, grupi përdorte të rinj pa eksperiencë me shpresë se ata nuk do të tërhiqnin vëmendjen e Policisë.

KOHA JONË SONDAZH

