Drogë, prostitucion dhe gjobvënie/ OFL zbarkon në Kurbin dhe Lezhë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Gjergj Mirashi, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Gjorgjo Gjoka, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;

Swiss Digital Desktop Reklama

Albin Dodaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulezim Zefi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?