Dronët e armatosur ”Bayraktar” TB-2, ja kur do të vijnë në Shqipëri
Ushtritë moderne po përpiqen që të sigurojnë armë që mund të kontrollohen nga distanca dhe të shkaktojnë dëme maksimale tek armiku pa rrezikuar jetën e njerëzve.
Dronët Bayraktar TB-2. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, thotë se se “Dërgesa e parë e dronëve të armatosur “Bayraktar” TB-2 do të mbërrijnë brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2024”. Më 31 maj të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kontratën ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë së njohur turke, “për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot Bayraktar TB-2.
Marrëveshja e lidhur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë turke nuk përfshin vetëm blerjen e flotës ushtarake të dronëve pa pilot, por edhe mirëmbajtjen e tyre, trajnimin e më shumë se 30 personave, që do përzgjidhen me ndihmën e kompanisë do trajnohen për qendrën e kontrollit.
KOHA JONË SONDAZH

